Jo pa një qëllim, i riu nga Libani kthen mjekrën e tij në “koshere” për të dhënë mesazhin sensibilizues!

vovalbania August 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Jo pa një qëllim, i riu nga Libani kthen mjekrën e tij në “koshere” për të dhënë mesazhin sensibilizues!

Johny Abou Rjeily nga Libani ka befasuar miliona ndjekës në TikTok dhe Instagram pas publikimit të disa videove teksa mjekra e tij është e ‘pushtuar’ nga bletët. Ai tregon guxim dhe qetësi absolute, ndërsa këtë thotë se e bën për t’i treguar njerëzve se sa të rëndësishme janë bletët për botën. Ai shprehet se:

Misioni ynë është të shtojmë bletët, pasi ato e bëjnë botën më të shëndetshme dhe më të sigurt për të jetuar. Ne po punojmë kundër pesticideve, fungicideve, mbetjeve toksike dhe ndryshimeve klimatike. Gjithashtu, bletët vuajnë nga përdorimi i metodave tradicionale dhe të vjetra të bletarisë.

Ndërkaq, rikujtojmë se miliona bletë në Australi janë futur në izolim dhe mijëra do të shkatërrohen pasi një parazit vdekjeprurës u zbulua në vend. Merimanga “varroa” u gjet për herë të parë në një port pranë Sidneit disa ditë më parë por që atëherë është pikasur dhe në një koshere 100 km larg. Përhapja kërcënon t’i kushtojë industrisë së mjaltit dhe prodhimit të ushqimit miliona dollarë.

Sjellim në vëmendje se piknikët verorë, udhëtimet dhe ditët në plazh mund të bëhen të sikletshme lehtësisht nga grerëzat që na afrohen, nëse kemi ushqime rreth e rrotull. Ekspertët thonë se grerëzat dhe bletët nuk na sulmojnë nëse nuk ndihen të kërcënuara ose nuk prekni folenë e tyre. Për të shmangur thumbimet shmangni parfumet dhe aromat, si dhe veshjet shumëngjyrëshe që tërheqin grerëzat. Nëse e gjeni veten pranë tyre, qëndroni të qetë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52192 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE