Adrola Dushi habit me postimin më të fundit: “Më bëri të jem e dobët…”

vovalbania August 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Adrola Dushi habit me postimin më të fundit: “Më bëri të jem e dobët…”

Adrola Dushi, modelja e njohur shqiptare e cila ka pasur një karrierë disavjeçare në ShBA ka qënë shumë e përfolur kohët e fundit, për shkak të aludimeve për një lidhje dashurie me këngëtarin e njohur, Capital T. Kjo nuk u pranua nga asnjëri prej tyre, por e ftuar në emisionin ‘Më lër të flas’ Adrola sërish vendosi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejt lidhur me jetën e saj private dhe të tregojë nëse është apo jo në një lidhje me Kapon, por deklaroi se ishte ne lidhje me veten dhe ishte shumë e lumtur.

Përpos jetës dashurore që gjithmonë sigurohet ta mbajë të fshehtë, shpesh modelja shpesh ndan në rrjete sociale shprehje të ndryshme që na tregojnë më shumë për gjendjen emocionale të saj. E në Instastory-n më të fundit, Adrola teksa ka ripostuar një faqe të huaj duket se ka rënë dakord për ndikimin që kanë traumat në jetën e njerëzve.

“Trauma të bëri më të fortë.” Jo. Traumat më lanë të traumatizuar. Më bëri të jem e dobët, të kem shumë netë pa gjumë dhe të humb memorien. Më dha ndjesi që nuk i doja. E bëra veten më të fortë duke e nxjerrë nga një vend të errët dhe duke mbajtur pasojat që nuk ishin faji im.

Data 3 gusht ka qenë shumë e rëndësishme në karrierën e Adrolës, pasi është dekoruar me “Stemën e Artë” të Bashkisë Mirditë nga Kryetari i Bashkisë së Mirditës,  Z. Ndrec Dedaj për kontributin e saj në fushën e modelingut shqiptar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65142 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE