Eni Koçi zbulon gjithçka për shtatzëninë e saj dhe tregon vendimin që ka marrë

vovalbania August 17, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Eni Koçi zbulon gjithçka për shtatzëninë e saj dhe tregon vendimin që ka marrë

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në pritje të një vajze. Këngëtarja tashmë ka hyrë në javën e 30 të shtatzënisë.

Çifti vendosën ta bënin të ditur lajmin në projektin e tyre muzikor ku aty zbuluan dhe gjininë e bebushit. Këngëtarja tashmë po i shijon muajt e ëmbël larg syrit të publikut, ku është treguar goxha e rezervuar sidomos në rrjetet sociale, ku ajo ka qenë gjithmonë aktive.

Së fundmi Eni ka realizuar me ndjekësit e saj një bisedë virtuale, ku janë bërë pyetje të shumta rreth shtatzënisë së  artistes.

Shumë prej tyre janë kurioz të dinë se çfarë emri i ka vendosur çifti vogëlushes së tyre por Eni ka zgjedhur të mos e zbuloj ende për publikun.

Ajo ka treguar se po e shijon shumë këtë periudhë të jetës së saj dhe është shprehur se dhurata më e mirë që mund të bëj vetes është të qëndroj për pak kohë larg rrjeteve sociale.

Mirëpo gjithë kjo privatësi dhe mospublikimi i mazheve me barkun e rrumbullakosur, i ka bërë ndjekësit të jenë akoma dhe më shumë kurioz se perse këngëtarja ka bërë një zgjedhje të tillë.

“Përse je kaq private në lidhje me ekspozimin e barkut në shtatzëni apo ke frikën e mësyshit?”- e pyeti një ndjekës, ndërsa Eni u shpreh se dëshiron që këtë ekperiencë të veçantë ta ruajë privatisht, ku shtoi se dhe barku nuk i dallohet shumë.

“Jo nuk kam asnjë problem por thjesht preferoj që disa eksperienca të veçanta siç është shtatzënia, të mbeten sa më private. Por dhe barku nuk është se më duket shumë”-u përgjigj ajo.

Përsa i përket mënyrës së lindjes, Eni ka zbuluar se do të jetë në metodën cezariane (me operacion) teksa shtoi se ky është një vendim që i takon çdo gruaje që të ndihet sa më mirë.

Çifti e kanë kurorëzuar edhe dashurinë e tyre në martesë, ndonëse ende nuk kanë realizuar dasmë. Genci dhe Eni po jetojnë prej vitesh një histori shumë të bukur dashurie, teksa në 3 nëntor të 2018 artisti i bëri një super propozim në Plavë këngëtares.

Ata janë martuar që prej vitit 2019 dhe këtë e kishin mbajtur sekret dhe e bënë të ditur vetëm disa javë më parë kur Eni postoi një foto të tyre me fustan nusërie dhe kostum duke shkruar: “Zoti dhe Zonja Prelvukaj, të martuar që prej vitit 2019”.

“Ke frikë se të zë syri i keq që nuk e ekspozon

“Ke frikë se të zë syri i keq që nuk e ekspozon

“Ke frikë se të zë syri i keq që nuk e ekspozon

“Ke frikë se të zë syri i keq që nuk e ekspozon

“Ke frikë se të zë syri i keq që nuk e ekspozon

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE