Gjiko thumbon ish-miqtë e tij!
Gjiko është nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe mund të themi shumë i pëlqyer nga publiku. Tanimë që jemi kaq pranë verës, artistët sigurohen që të sjellin këngë verore që do të dëgjohen kudo.
Vetëm pak më parë Gjiko ka habitur me postimin e tij të fundit në Instastory, ku ka postuar një shprehje dhe duket se është një thumb për ish-miqtë e tij, por ende nuk e dimë se kujt mund t’i drejtohet reperi.
Disa njerëz nuk janë miqtë e tu. Ata janë thjeshtë të frikësuar të jenë armiqtë e tu!
E vetëm pak kohë nga publikimi i këngës së saj të fundit, i cili është bashkëpunimi me reperin e njohur, Gjiko dhe titullohet “Djegi krejt”, Fifi erdhi me një surprizë të re për ndjekësit e saj. Ishte Adisi ai që ka postuar fillimisht një foto në ‘Instastory’ nga montazhi i klipit që u dyshua se do të kishte skena të nxehta, megjithatë rezultoi se thjesht mbante titullin e filmit erotik ‘365’. Kjo surprizë e bukuroshes erdhi sërish në bashkëpunim me Gjikon e mesa duket dyshja kanë gjetur ‘gjuhën e përbashkët’ për të arritur suksesin këtë verë.
Së fundmi Gjiko ka marrë një dhuratë shumë të bukur dhe të veçantë, të cilën e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij, duke postuar kështu një video në Instastory. Reperit i është dhuruar një pikturë e tij e familjes së tij, ku duken bashkëshortja Elita Rudi, djali i tyre Zëri dhe vajza e tyre Bota