“Ku është Donaldi, apo s’ka raporte të mira me ty?”/ Pas komenteve, reagon për herë të parë Arbana Osmani

vovalbania August 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ku është Donaldi, apo s’ka raporte të mira me ty?”/ Pas komenteve, reagon për herë të parë Arbana Osmani

Arbana Osmani i është përgjigjur kritikave që mori nga ndjekësit në postimin e saj të fundit në Instagram, ku rikujtoi momentet më emocionuese në “Big Brother Vip”. Ajo që iu ra në sy ndjekësve ishte mungesa e Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt në postimin e saj.

Në ndjekës e ka pyetur Arbanën pse nuk e ka përfshirë Donald Veshajn në postimin e saj, duke shtuar me ironi se: “Ndoshta në foto dalin vetëm ata që kanë raporte të mira me ty!”

Pikërisht këtij komenti moderatorja ka vendosur t’i përgjigjet duke shkruar se fotot që ajo ka postuar janë rastësore.

“Fotot janë rastësore, ato që kisha në këtë celular që kam tani, Po ta vësh re mungojnë shumë konkurrentë të cilët për kontributin dhe emocionet që kanë sjellë në program, i vlerësoj dhe do t’ju jem mirënjohëse gjithmonë. Mos u përpiqni të bëni polemikë aty ku nuk ka”, shkruan Arbana.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48614 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE