Genta Ismajli vendos të performojë ‘live’ për herë të parë pasi u bë mama!

vovalbania August 18, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Genta Ismajli vendos të performojë ‘live’ për herë të parë pasi u bë mama!

Këngëtarja e njohur e showbiz-it, Genta Ismajli u bë nënë për herë të parë më 21 janar të këtij viti. Së bashku me partnerin e saj turk, Usta janë bërë prindër, por me një lumturi të dyfishtë, pasi familjes së tyre i janë shtuar tanimë dy anëtarë të rinj, një vajzë dhe një djalë.

Genta nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram para pak muajsh publikoi një foto të dy veshjeve të binjakëve dhe gjithashtu zbuloi edhe një detaj tjetër, emrat e binjakëve të saj. Emrat e bebeve janë Icon dhe Blue Ivy.

Pak pasi u bë nënë Genta publikoi këngën e saj në bashkëpunim me reperin gjerman Eko Fresh dhe Phat Crispy dhe në fillim të këtij sezoni veror lançoi një tjetër bashkëpunim, sërish në duet por me një reper turk dhe surpriza e saj quhet “Gidiyom”.

E rikthimin e saj në muzikë, bukurioshja nuk po e bën vetëm me projekte të reja muzikore, por edhe në festivale. Së fundmi, këngëtarja ka lajmëruar se për herë të parë pas lindjes do të performojë ‘live’ në një festival në Zvicër duke ardhur kështu pranë ndjekësve të saj.

Tanimë, Genta nuk ngurron t’i tregojë vogëlushët e saj në rrjete sociale e para disa javësh ajo ka ndarë me ne pamjen më të ëmbël të mbrëmjeve të saj, teksa na ka zbuluar dhomën e binjakëve dhe duke na uruar natën e mirë me engjëjt e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64404 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE