Statujat në nder të personazheve të “Breaking Bad” revoltojnë banorët e New Mexico: “Po lavdërojmë tregtarët e drogës”!

vovalbania August 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Statujat në nder të personazheve të “Breaking Bad” revoltojnë banorët e New Mexico: “Po lavdërojmë tregtarët e drogës”!

Vendimi për të ngritur dy statuja të personazheve të “Breaking Bad”, Walter White dhe Jesse Pinkman, në Qendrën e Konventave në Albuquerque në New Mexico, ka shkaktuar shqetësim të disa konservatorëve të atjeshëm. Statujat u zbuluan më 30 korrik në një ceremoni ku morën pjesë dy aktorët protagonistë, Bryan Cranston dhe Aaron Paul, më pas autori i serialit, Vince Gilligan dhe kryetari i bashkisë së Albuquerque, Tim Keller.

Gilligan tha se nderimi i “dy tregtarëve të trilluar famëkeq të metamfetaminës” nuk do të pëlqehet nga të gjithë në New Mexico dhe rezultoi se ka pasur të drejtë. Disa përfaqësues konservatorë, si Eddie Aragon e Rod Montoya, janë në mesin e figurave publike që e kanë dënuar vendosjen e këtyre statujave. Montoya ka thënë i revoltuar:

A po shkojmë në rrugën e lavdërimit të prodhuesve të metamfetaminës?!

Ndërsa Aragon është shprehur:

Ky nuk është lloji i njohjes që duam për qytetin e Albuquerque ose për shtetin tonë. Ajo që shfaqet në serial është në fakt një realitet në vendin tonë.

Kryetari i bashkisë së Albuquerque, Tim Keller, ka theksuar se është e përshtatshme të ngrihen statujat e “Breaking Bad” duke pasur parasysh ndikimin pozitiv ekonomik që shfaqja ka pasur në qytet gjatë viteve.

Ndërsa historitë mund të jenë fiktive… punët janë reale çdo ditë. Qyteti është gjithashtu një karakter… Ne e shohim veten në shumë mënyra, të mira dhe të këqija.

Aragon sulmoi shtetin për ngritjen e statujave të “Breaking Bad” pasi vendosi të rrëzonte një statujë të pushtuesit spanjoll Juan de Oñate, i cili ishte guvernatori i parë spanjoll i New Mexico. Ai vijoi:

Tani kemi statuja krejt të reja. Tani ne po vendosim personazhe imagjinar përpara. Ne kemi Jesse Pinkman dhe, natyrisht, Heisenberg, dhe tani kemi ngritur statuja dhe kryebashkiaku ynë progresiv nga qyteti i Albuquerque ka qëndruar pas tyre. Ne po i financojmë ato, kështu që është në rregull të shkojmë të heqim qafe figurat reale historike dhe tani, disi është edhe më mirë, të kemi figura të trilluara, që merren me drogë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48128 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE