Shitën në ankand për këtë çmim tri koncepte të Fiat 500e!

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shitën në ankand për këtë çmim tri koncepte të Fiat 500e!

Fiat prezantoi një javë më parë në Amerikë modelin 500e të ridizajnuar me një rreze prej 240 kilometrave dhe me një çmim mbi 32,500 dollarë. Por, përveç kësaj në eventin “Art Basel Miami Beach” u nxorën në ankand tre koncepte të 500e. Të tre modelet u shitën me një çmim total prej 600 mijë dollarë.

Siç raportohet, vetëm koncepti 500e Kartell u shit për 275 mijë dollarë, ai 500e Bulgari u shit për 175 mijë dollarë ndërsa versioni Armani u shit për 150 mijë dollarë. Ndonëse, të dyja modelet u shitën më pak se versioni Kartell, të tre modelet sollën shumë para për konceptet e bazuara në prodhim.

Rikujtojmë, se me një çmim prej 2.66 milionë euro, Fiati 8V Berlinetta Zagato i vitit 1953 u bë makina më e shtrenjtë e markës italiane. Kjo makinë e veçantë doli në ankand disa kohë më parë në Monterey, nga RM Sotheby’s, për 2.9 milionë dollarë. Kjo makinë është një nga 25 të prodhuara nga Zagato në atë kohë dhe ndoshta e vetmja e pajisur me këtë motor. Më konkretisht, është një motor V8 1996 cc. me dy valvola për cilindër dhe dy karburatorë Weber. Raporti i kompresimit është 8,75:1 me fuqi maksimale që arrin 127 kf, që është dukshëm më shumë se 105 kf të versionit bazë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49597 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE