Të gjithë ‘sy e veshë’, nisin përgatitjet për dasmën e J.Lo dhe Ben Affleck!

vovalbania August 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të gjithë ‘sy e veshë’, nisin përgatitjet për dasmën e J.Lo dhe Ben Affleck!

Dyshja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, një muaj pasi u martuan në Las Vegas, po bëhen gati për martesën treditore. Çifti do të festojë këtë fundjavë dhe pritet të jetë një dasmë madhështore.

Tashmë planet kanë nisur të zbatohen në shtëpinë e Ben Affleck në Georgia për martesën e dytë të aktorit me Jennifer Lopez. Punonjës të shumtë janë parë gjatë gjithë kohës duke u marrë me detaje për ceremoninë që do jetë e mbushur me emra shumë të njohur.

Ndërkohë, çifti u fotografuan duke bërë pazar në Savannah, Ga., të enjten me familjen dhe miqtë. Festa e tyre intime treditore për familjen dhe miqtë do të nisë me një darkë të premten.

Aktorët më pas do të martohen të shtunën, këtë herë para familjes dhe miqve të famshëm që nuk mundën të ishin pjesë e dasmës së parë si Matt Damon, Jimmy Kimmel, Casey Affleck dhe Drea de Matteo. Mediat e huaja raportuan se Jay Shetty do ta përfundojë gjithë dasmën. Shetty dhe Lopez kanë qenë të afërt prej disa vitesh, madje ajo është hapur për vështirësitë e saj në lidhje gjatë viteve.

“Do të jetë gjithçka për J.Lo. Ben dëshiron që i gjithë fokusi të jetë tek ajo për ditën e tyre të madhe”, thotë një burim ekskluzivisht për Page Six. Festimi i tyre intim me familjen dhe miqtë do të nisë me një darkë të premten. Ndërkohë ceremonia e vërtetë do të zhvillohet të shtunën dhe çifti do të mbyllë fundjavën e tyre me një barbeque dhe piknik të dielën.

53 vjeçarja pritet të veshë një fustan të Ralph Lauren të prodhuar në Itali dhe revista ‘Vogue’ pritet të dokumentojë udhëtimin e saj të modës për fundjavën. Pas të gjitha detajeve për festën e tyre luksoze qëndron Colin Cowie, i cili ka prodhuar ngjarje për Oprah Winfrey, Michael Jordan dhe madje edhe për Lopez në të kaluarën.

Edhe gjatë lidhjes së tyre të parë në vitin 2002, Ben dhe J.Lo u përballën me një vëmendje të paparë mediatike. Madje atyre iu desh ta shtynin martesën e tyre të parë të planifikuar në vitin 2003. Së fundmi, disa thashetheme kanë dalë në dritë, ku pretendohet se këngëtarja me famë botërore ka “detyruar” aktorin që të martoheshin sa më shpejt të ishte e mundur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 41931 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE