Zbulohet fotoja e parë e të dashurës së re të Pique dhe e gjeni dot se me kë ngjan?!

vovalbania August 19, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet fotoja e parë e të dashurës së re të Pique dhe e gjeni dot se me kë ngjan?!

Gerard Pique thuhet se po takohet fshehurazi me një studente 23-vjeçare që studion marrëdhënie me publikun, dy muaj pasi u zbulua ndarja e tij me këngëtaren Shakira. Në qershor u njoftua se artistja kolumbiane dhe futbollisti i Barcelonës, ishin ndarë pas 11 vitesh dhe këtë e njoftuan përmes një deklarate publike.

Por Gerard me sa duket tashmë është larguar nga partnerja i tij afatgjatë pasi “The Sun” raporton se ai ka krijuar një romancë të re me Clara Chia Marti, të cilën ai thuhet se e ka takuar ndërsa ajo ishte duke punuar në kompaninë e tij të prodhimit “Kosmos”. Ndërsa ndarja e tij nga Shakira u zbulua vetëm në qershor, tabloidi britanik raporton se Gerard dhe Clara, e cila është 12 vjet më e re, janë takuar me njëri-tjetrin ‘për muaj të tërë’.

Pas këtyre raportimeve dalin dhe disa detaje të reja, ku thuhet se e dashura e re e futbollistit ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me këngëtaren kolumbiane. Mediat kanë qenë të zënë duke u përpjekur të zbulojnë identitetin e saj, me “The Sun” duke zbuluar imazhin e parë të partneres së re të Pique, 23-vjeçares Clara Chia Marti.

clara chia marti pic.twitter.com/cPUNRQG632

— Garnet_8 (@SYD_NSW_) August 11, 2022

Më herët ajo fshiu llogaritë e saj në rrjetet sociale në një përpjekje për të mbrojtur identitetin pas lajmeve për ndarjen e Pique dhe Shakira. Kjo nuk e ka penguar që të shihet në mbarë botën një foto e saj, e cila e tregon me flokë të gjatë, bionde dhe tipare të ngjashme me atë të kolumbianes.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari i Barcelonës tashmë ka prezantuar të dashurën e re me prindërit, së bashku me dy fëmijët e tij, Sasha dhe Milan. Çifti u takuan përmes kompanisë së Pique, Kosmos, dhe me një burim që tha për “The Sun”, ata janë bashkë prej muajsh.

Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon edhe për të në zyrën e tij, duke organizuar evente.  Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, por të gjithë ata rreth tyre e dinë se çfarë po ndodh.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55497 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE