Ajsbergu më i madh në botë lëviz pas më shumë se 30 vitesh!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ajsbergu më i madh në botë lëviz pas më shumë se 30 vitesh!

Ajsbergu, i quajtur A23a,  më i madhi në botë ka lëvizur pas më shumë se 30 vjetësh. Ai u nda nga vija bregdetare e Antarktikut në vitin 1986 duke u ulur në Detin weddell dhe duke u bërë një ishull akulli.

Me një sipërfaqe prej 4,000 km katrore dhe 400 metra trashësi, ajsbergu më i madh në botë i cilësuar si një ishull i vërtetë akulli, është në lëvizje pas më shumë se 30 vitesh ngecjeje në fundin e oqeanit.

Një zhvillim që tërhoqi menjëherë vëmendjen e shkencëtareve. Ajsbergu i pagëzuar me emrin A23a, u nda nga vija bregdetare e Antarktidës në vitin 1986 por ndaloi më pas në Detin Weddell. Trupi i akullt është praktikisht dy herë më i madh se e gjithë Londra dhe zonat periferike të saj. Kolosi i natyrës është zhvendosur me një shpejtësi të madhe gjatë muajve të fundit, i nxitur nga erërat dhe rrymat, dhe tani po kalon majën veriore të Gadishullit Antarktik. Shkencëtarët po e ndjekin nga afër lëvizjen e tij.

Pyetja e madhe e tyre është: përse kjo lëvizje tani pas më shumë se tre dekadash?  “Unë fola për këtë me disa kolegë, të cilët i pyeta është nëse kishte ndonjë ndryshim të mundshëm në temperaturën e ujit që mund të kishte provokuar zgjimin e tij. Megjithatë, në fund, ishin të një mendjeje se kishte ardhur koha që kjo të ndodhte”, thotë Dr Andrew Fleming, nga British Antarctic Survey.

A23a ishte i ankoruar të themi kështu që prej 1986, por ishte e pashmangshme që ai të zvogëlohej në madhësi mjaftueshëm sa për të humbur qëndrueshmërinë e të vihej në lëvizje, thotë Fleming, duke shtuar se një lëvizje të parë të pllakës së akullt e kishte diktuar në 2020-tën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49635 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE