Miriam Cani e nisi ditën e sotme me një postim shumë të ëmbël!

vovalbania August 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Miriam Cani e nisi ditën e sotme me një postim shumë të ëmbël!

Miriam Cani është prej kohësh një këngëtare që njihet për zërin e saj të ëmbël dhe të mrekullueshëm. Së bashku me partnerin e saj, Alban Skënderaj bëjnë një çift shumë të pëlqyer të showbiz-it.

Artistja gjithashtu është dhe mjaft aktive në rrjete sociale me postime nga përditshmëria e saj. Por postimi më i fundit në Instastory padyshim që na ‘i shkriu zemrat’. Këngëtarja ka postuar një foto të vogëlushes së saj dhe krahas ka shkruar “Mirëmëngjes”, duke e nisur ditën e sotme kaq ‘ëmbël’ për të gjithë ne.

Një nga gjërat që ndjekësit e një prej çifteve më të pëlqyer të showbiz-it, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani çmojnë më shumë tek ta është dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Dyshja nuk ngurrojnë kurrë të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në publik.

Albani dhe Miriami kanë disa bashkëpunime të hershme me njëri-tjetrin. I pari është “Let me die with you, ku dy artistët ishin shumë të rinj, para 8 viteve. Më pas, ata publikuan “Dhurata” një këngë dedikuar të bijës, Ameli.

Dhe në 2019 erdhën me “Duam”, bashkëpunimi i tyre i fundit, titulli i së cilës kanë pagëzuar djalin e tyre të vogël. Para disa muajsh ata kanë publikuar “Zemër përmbi zemër”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65492 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE