Sigurohuni të keni çadër me vete sot/ Uljet e temperaturave dhe reshjet e shiut do të dominojnë vendin!

vovalbania August 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sigurohuni të keni çadër me vete sot/ Uljet e temperaturave dhe reshjet e shiut do të dominojnë vendin!

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave në veri dhe qendër duke rrezikuar momente me shira, herë pas here edhe rrebeshe. Pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura duke krijuar mundësi për shira të dobët.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes dhe në mesditë  duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C. Era do të fryjë deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4  ballë.

  • Shkodër 22/33°C
  • Kukës 18/28°C
  • Lezhë 19/32°C
  • Dibër 18/30°C
  • Durrës 22/32°C
  • Tiranë 24/32°C
  • Elbasan 17/33°C
  • Berat 19/33°C
  • Vlorë 22/33°C
  • Korçë 18/31°C
  • Gjirokastër 18/33°C
  • Sarandë 21/32°C

Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën perëndimore dhe qendrore, lokalisht breshër. Në mesditë reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49596 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE