Aksident tragjik në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, humbin jetën dy të rinj!

vovalbania August 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aksident tragjik në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, humbin jetën dy të rinj!

Në aksident i rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor “Milot – Tuneli Kalimashit”, në vendin e quajtur “Vau Shkjeze”, Rrubik. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:30 ku shtetasi Marsel Busho duke udhëtuar në këtë aks rrugor me automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, ku mjeti është përplasur me mbrojtëset metalike anësore të rrugës.

Për pasojë kanë humbur jetën dy pasagjerët që ndodheshin në mjet, konkretisht shtetasit Marius Çeça 31 vjeç dhe Denis Gjeta 30 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi Marsel Busho 35 vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumes Tiranë, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vazhdon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Ndërkohë pamje të rënda janë siguruar nga aksidenti i orëve të para të mëngjesit në aksin Milot-Rrubik, ku kanë humbur jetën dy të rinj. Siç duket edhe nga fotoja e publikuar më sipër, automjeti është përplasur me barrikadën metalike që ndodhet anash rrugës, e cila ka përfunduar brenda në automjet duke i marrë jetën dy të rinjve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48404 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE