Kristina Baki uron Dua Lipën për ditëlindje me foton shumë të veçantë të tyre!

vovalbania August 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kristina Baki uron Dua Lipën për ditëlindje me foton shumë të veçantë të tyre!

Kristina Baki është padyshim një nga modelet më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Teksa tanimë Kristina është bërë nënë e një vogëlusheje, e cila quhet Siera. E një bukuroshe si modelja tregoi se dhe shumë pak kohë pas lindjes u rikthye në format e saj të dikurshme dhe këtë e tregon edhe në postimet e saj në rrjete sociale.

Dihet tashmë se Kristina dhe Dua Lipa kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra tjetrën, ku dhe këto ditë nuk kanë munguar fotot së bashku nga pushimet në jug. E ndërkaq urimi i Kristinës për Duan sot në ditëlindjen e saj nuk kishte si të mungonte. Modelja ka postuar një foto të të dyjave të përqafuara dhe duke qeshur dhe ka shkruar:

Gëzuar ditëlindjen mbretëreshë! Të dua!

Së fundmi para pak ditësh Dua ka postuar në Instastory disa foto, ku tregon se po darkonte me një rreth të ngushtë shoqëror. Mes tyre ka qenë edhe modelja e njohur Kristina Baki, ku bukuroshet kanë postuar foto së bashku dhe në një ndër fotot që Dua ka postuar në Instastory duket se ka zbuluar edhe partnerin e Kristinës, i cili deri më tani nuk ishte bërë publik nga ana e Kristinës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE