Mos krijoni panik, ja disa mënyra si të hiqni njollat e verës nga rrobat tuaja!

vovalbania February 10, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos krijoni panik, ja disa mënyra si të hiqni njollat e verës nga rrobat tuaja!

Me siguri të gjithë ju i keni bërë  të paktën njëherë pis rrobat me verë. Para se t’i lani, sigurohuni që të kontrolloni njollat në rroba, nëse ato lahen me dorë, në lavatriçe ose kimikisht. Nëse rrobat lahen me dorë ose me lavatriçe, mund t’i trajtoni vetë njollat, por nëse specifikohet për pastrim kimik, atëherë çojini te një pastrues profesionist.

Nëse i keni bërë pis rrobat me verë të kuqe fillimisht hidhni sodë buke mbi njollë. Kur pjesa pluhur të jetë mpiksur, hiqeni duke e larë butësisht me furçë dhëmbësh. Edhe pse është një mit popullor që kripa largon njollat nga vera, në fakt kjo nuk rekomandohet.

Kripa i thekson njollat dhe nuk ndihmon në heqjen e tyre. Lyejeni njollën fillimisht me verë të bardhë. Pas kësaj, spërkatni sodë buke. Lëreni për disa orë. Shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe nëse njolla është zhdukur, lajeni rrobën si zakonisht.

Nëse njolla nuk hiqet, përzieni gjysmë gote ujë, një çerek gote uthull alkooli, një çerek gote alkool, njomeni në një leckë këtë përzierje dhe lyejeni njollën. Shpëlajeni pas disa minutash. Nëse jeni bërë pis me verë të bardhë shpëlajeni njollën fillimisht me ujë të ftohtë. Për rezultate më të mira, kthejeni materialin me kokë poshtë në mënyrë që uji të depërtojë në njollë nga mbrapa.

Më pas fërkoni në njollë një sasi të vogël pluhuri larës ose pastrues të njollave, të cilat përdorni zakonisht. Pas disa minutash, vendoseni veshjen e njollosur në lavatriçe dhe lajeni siç do të bënit zakonisht. Pas larjes, kontrolloni nëse njolla është hequr. Nëse njolla është ende aty, aplikoni një përzierje uji dhe detergjenti për larjen e enëve në njollë dhe pas disa minutash, lajeni sërish në lavatriçe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49207 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE