Ja përse zhduken xixëllonjat!

vovalbania August 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja përse zhduken xixëllonjat!

Kur është hera e fundit që ke parë një xixëllonjë? Nëse nuk e mban mend, atëherë ka kaluar shumë kohë dhe nëse i ke parë rrallë problemi mbetet serioz.

Bletët nuk janë të vetmet specie në zhdukje, pasi edhe fluturat po hasin vështirësi. Por me xixëllonjat situata është mjaft problematike. Prej vitesh, shkencëtarët kanë paralajmëruar shuarjen e 2,000 specieve të ndryshme të xixëllonjave.

Xixëllonjat shumohen dhe jetojnë në pyje, pranë liqeneve dhe lumenjve, nëpër kopshte dhe lëndina. Por kur betoni zapton çdo hapësirë të gjelbër, xixëllonjat humbasin habitatin e tyre. Sikur betoni të mos mjaftonte, ekzistenca e tyre ndikohet për keq edhe nga pesticidet dhe ndotjet e shkaktuara nga njeriu.

Sipas dokumentit shkencor mbi xixëllonjat, ato po shuhen në mbarë botën si rezultat i degradimit dhe humbjes së habitatit të tyre, ndotjes së lumenjve, përdorimit në rritje të pesticideve dhe ndotjes së vazhdueshme të ndriçimit në zonat e banuara nga njerëzit.

Këto insekte fluturuese janë si zanat e përrallave. Ato janë epitoma e mbrëmjeve më të bukura verore dhe dashuria e parë me mrekullitë e natyrës për shumë prej nesh.

Nëse humbasim xixëllonjat, do të këpusim njëherë e mirë atë fillin e hollë që na lidh me magjinë e nënës natyrë dhe botës së mrekullueshme të saj. Njeriu nuk mundet ta përballojë një humbje të tillë, sado e parëndësishme në dukje.

Ajo që ne mundemi të bëjmë është të krijojmë mundësi nëpër kopshtet tona për xixëllonjat duke:

• shmangur përdorimin e kimikateve.
• lejuar krimbat dhe kërmijtë të shërbejnë për ushqimin e larvave të xixëllonjave
• fikur dritat e verandave apo kopshteve
• krijuar bimësi të bollshme për to.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49238 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE