Në tenxheren që prej 50 vjetësh vijon të vlojë e njëjta supë…

vovalbania August 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Në tenxheren që prej 50 vjetësh vijon të vlojë e njëjta supë…

Një restorant tajlandez është ndër më të veçantët në llojin e vet për shkak të një gatimi krejtësisht të zakonshëm, por që është ndër më të pëlqyerit nga banorët e zonës dhe turistët. Në këtë tenxhere vijon të vlojë e njëjta supë me mish viçi prej 50 vitesh. Pronarja e tij, Wtanna Panich shprehet se kjo është një nga pjatat më të preferuar nga klientët e saj. Supa që shoqërohet me “noodles”, u krijua nga gjyshi i Panich rreth 50 vjet më parë dhe që ta mbajnë recetën të pandryshuar, në tenxheren e madhe që zjen gjatë gjithë kohës vetëm shtojnë përbërësit çdo ditë.

Vendet aziatike janë gjithmonë skenë e menuve të veçanta dhe gatimeve ekzotike. Së fundmi, në Tajlandë është shtuar popullariteti i mishit të krokodilit. Wichai Roongtaweechai, i cili ka një fermë krokodilësh, thotë për “The Guardian” se shitjet e mishit të krokodilit janë rritur me 70% që prej fillimit të vitit. Mishi i grabitqarit, i cili konsiderohet si një “delikatesë” në Tajlandë, shitet i skuqur, ose në skarë dhe njerëzit çmenden pas ushqimit të ri.

Rikujtojmë, se trendi më i ri në Tajlandë gjithashtu është “pica çmendurisht e lumtur” me kanabis. Ushqimi më intrigues dhe më i famshëm i momentit, është një përzierje që ngjall shijen e supës së famshme të Tajlandës “Tom Yum Gai” së bashku me një gjethe kanabisi të skuqur. Kanabisi futet gjithashtu në koren e djathit si dhe në salcën shoqëruese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52590 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE