Ndiheni të trishtuar pas seksit edhe kur gjithçka ka shkuar për mrekulli, ja arsyeja!

vovalbania August 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndiheni të trishtuar pas seksit edhe kur gjithçka ka shkuar për mrekulli, ja arsyeja!

Shumë njerëz, ndjejnë një lloj trishtimi pas aktit seksual edhe kur ky i fundit nuk lë asgjë për të dëshiruar. Ky lloj trishtimi shpesh i pashpjegueshëm i ngjan një ndjesie boshllëku, turpi apo pesimizmi, gjithmonë duke marrë parasysh llojin e lidhjes dhe partnerit që keni në krahë.

Kultura jonë përgjithësisht i “mëson” djemtë të jenë fizikisht të përfshirë në seks, duke injoruar faktin që seksi është shumë emocional dhe shpirtëror. Ideja që një burrë nuk ndjen asgjë para, gjatë apo pas seksit është joreale, por gjerësisht e besueshme. Këtë gjendje, ekspertët e quajtur “post-coital dysphoria”- PCD dhe e përshkruajnë si ndjesi axhitimi, melankolie, ankthi ose mërzie pas përfshirjes seksuale edhe atëherë kur seksi ka qenë shumë i mirë. Kjo gjëndje mund të zgjasë nga 5 minuta deri në 2 orë.

Ç’mund të bëhet për këtë?

Studimet kanë treguar se çiftet që përfshihen në biseda, përkëdheli apo përqafime pas seksit kanë kënaqësi më të madhe krahasuar me të tjerët dhe më pak shanse për të përjetuar PCD. Të jesh i hapur për emocionet dhe ndjesitë e tua pa fajësuar veten apo partneren është gjithashtu shumë e rëndësishme. Ndryshoni mënyrën e komunikimit dhe mendimet e vjetra në lidhje me burrat dhe seksin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49212 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE