Sot Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e mori nga partnerja e tij, Ariana!

vovalbania August 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur e mori nga partnerja e tij, Ariana!

Ermal Fejzullahu është një nga këngëtarët më të njohur të showbiz-it dhe edhe pse prej shumë vitesh pjesë e tregut muzikor ai vazhdon të dëgjohet njësoj si ditën e parë.  Së bashku me bashkëshorten e tij, Ariana janë një ndër çiftet më të bukur të showbizit shqiptar të cilët shpeshherë bëhen kryefjala e portaleve për familjen e tyre të bukur. Dyshja janë prindër të katër engjëjve, Arti, Buna, Era dhe Ana.

Ditën e sotme Ermali feston ditëlindjen dhe urimin më të bukur nuk kishte si të mos e merrte nga bashkëshortja dhe gjysma e tij, Ariana, e cila ka postuar në Instastory një foto së bashku me Ermalin, ku dhe shkruan:

Faleminderit për kujdesin, gëzimin dhe dashurinë që na mbush çdo ditë të jetës sonë. Gëzuar ditëlindjen dashuri të paçim gjithë jetën!

Së fundmi  Ermal Fejzullahun, Lumi B,  Dj PM dhe Dj Dagz kanë lançuar projektin e ri muzikor  ‘Ma e mira’ një projekt shumë veror, i cili deri më tani është pëlqyer shumë nga ndjekësit dhe numëron plot 7 milion klikime në platformën ‘YouTube’.

Së fundmi Ermali ka postuar një foto në ‘Instagram’ nga performanca e tij në një nga festivalet e zhvilluar këtë verë dhe krahas fotos ka shkruar një shprehje në lidhje me muzikën, e cila është një dashuri e vjetër dhe shumë e veçantë për këngëtarin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE