“Më merr frymën…”, Graciano debaton me Julin!

vovalbania January 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më merr frymën…”, Graciano debaton me Julin!

Javën e kaluar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. 18 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në vend dhe kanë nisur rrugëtimin e tyre më të ri.

Graciano është banori më i ri i shtëpisë së “BBV3”, i cili u bë pjesë mbrëmjen e djeshme. Ditën e sotme Graciano ka debatuar me Julin, pasi nuk është dakord me idetë e tij për lojën. Për Gracianon loja që bëjnë banorët duke sulmuar njëri-tjetrin nuk është e duhura.

Juli: Ketu e rëndësishme eshtë të kuptojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë pikat e dobëta, në këtë mënyrë kemi fiton ndaj atij

Graciano: Jo kur ti diskuton kështu mua më merret fryma

Juli: Nqs të merret fryma kjo është punë nervash, pse do të bëj fresk ty unë nqs të marr frymën ik jashtë

Mbrëmjen e djeshme disa nga banorët janë dënuar nga Vëllai i Madh dhe janë mbyllur në kazermë. Ende pa kaluar 24 orë banorët kanë nisur të planifikojnë arratisjen nga kazerma dhe i pari që ka dhënë këtë ide ka qenë Romeo. Ama Meri nuk është i bashkohet mendimit të grupit dhe shprehet se nuk dëshiron të arratiset nga kazerma seopse nuk ka një arsye për ta bërë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49569 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE