U përfol se është në pritje të ëmbël, reagon për herë të parë Rina!

vovalbania August 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
U përfol se është në pritje të ëmbël, reagon për herë të parë Rina!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere është e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Tanimë, ata prej disa vitesh bashkëjetojnë së bashku dhe janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it.

Bukuroshja vazhdimisht poston momente shumë romantike krah tij, por këtë duket se dyshja (ndoshta) mund ta kenë çuar lidhjen e tyre në një nivel tjetër duke i bërë gjërat shumë më serioze. Ditën e djeshme, Rina ndau me ndjekësit një video në rrjete sociale ku shfaqej me një mace e cila i kishte vendosur putrën në belin e artistes dhe luante me të.

Një ndjekëse i ka shkruajtur bukuroshes në mesazhet private në Instagram duke ‘i dhënë një shpjegim’ këtij veprimi të maces. Sipas saj kur ato e bëjnë këtë, tregon se personi të cilit po ia prek belin është shtatzanë. Deri këtu jemi duke folur për mite të mbetura që nga paraardhësit tanë, por fakti që Rina jo vetëm e postoi, por kërkoi dhe mendimin e ndjekësve të tjerë nëse është e vërtetë na shtoi me të vërtetë dyshimet.

Por, mesa duket nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes. Vetëm pak minuta më parë, ka reaguar vetë Rina me anë të një Instastory ku ka mohuar fjalët duke u shprehur se lajmet që është në pritje të ëmbël ka prej 4 vitesh që është në lidhje me SinBoy që qarkullojnë.

“Rina shtatzanë për herë të parë”. Akoma nuk ka ndryshuar ky titull prej 4 vitesh.

Pak ditë më parë, Rina dhe SinBoy festuan plot katër vite lidhje dhe ky i fundit zgjodhi të bëjë një veprim shumë të ëmbël për partneren e tij duke i zbukuruar krevatin.

Vetëm disa javë nga publikimi i këngës së saj të fundit, e cila titullohet “Daddy”, duket se Rina ka gati projektin e ri muzikor. Së fundmi bukuroshja ka postuar disa foto në ‘Instagram’, ku ka lajmëruar se së shpejti do të vijë me një këngë të re.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49135 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE