Pse burrat dhe gratë nuk i shohin ngjyrat njësoj?! Ja shpjegimi pas kësaj!

vovalbania August 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse burrat dhe gratë nuk i shohin ngjyrat njësoj?! Ja shpjegimi pas kësaj!

Testosteroni është përgjegjës për përpunimin e ngjyrave në tru, por edhe për daltonizëm, i cili më i shpeshtë është tek meshkujt sesa tek femrat. Me siguri keni përjetuar kombinim të pazakonshëm të ngjyrave që i ka bërë i dashuri juaj ose kolegu nga puna, dhe këtë gjë e keni treguar e përfolur për ditë të tëra.

Por, sikurse pak a shumë çdo gjë tek meshkujt, edhe kjo është pasojë e testosteroneve. Hulumtimi i Universitetit New York ka treguar që burrat në të vërtetë i shohin ngjyrat ndryshe nga gratë. Kështu për shembull ngjyra e portokalltë burrave u duket më shumë e kuqe, derisa gratë e shohin si të portokalltë, pra ashtu siç është në të vërtetë.

Bari burrave u duket si i verdhë, grave normal i gjelbër. Ndërsa problemet me nuancat, burrat në veçanti i kanë me ngjyrën e kaltër, verdhë dhe të gjelbër. Si ngushëllim burrat janë shumë të mirë në vërejtjen e detajeve në imazhet që lëvizin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49611 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE