A bëhen ëndrrat realitet? Loredana e ka një përgjigje!

vovalbania August 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A bëhen ëndrrat realitet? Loredana e ka një përgjigje!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, bukuroshja ka bërë një bisedë online me ndjekësit e saj, ku i është përgjigjur një numri të konsiderueshëm pyetjesh, por një prej tyre na tërhoqi vëmendjen. Dihet se Lori ështënjë grua shumë e suksesshme e me siguri si një vajzë e vogël ka patur mjaft ëndrra, por sipas saj, a bëhen ato realitet?

Nëse lufton, beson dhe ke durim, PO.

Ka kaluar gati një muaj që kur Loredana ka publikuar këngën e saj të fundit “Let’s go” e duket se tashmë ka ardhur koha që reperja të vijë me një projekt të ri. Vetëm pak ditë më parë bukuroshja ka treguar me anë të një Instastory se tanimë ka realizuar demon e surprizës së saj më të re, e cila do të titullohet “Stay with me” (Qëndro me mua) dhe pritet të publikohet shumë shpejt.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE