“Habibi, ku je?”, Beniada Nishani befason me postimin e fundit!

vovalbania August 20, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Habibi, ku je?”, Beniada Nishani befason me postimin e fundit!

Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.

Së fundmi me anë të disa postimeve të saj në Instagram, Beniada ka treguar se ndodhte në New York. Ama postimi i fundit në Instastory ka ngritur pak dyshimet. Beni ka postuar një video teksa udhëton me makinë në New York dhe shkruan:

dashuria ime ku je ?

Nuk e dimë nëse Beniada po kërkon dashurinë e saj atje apo mos ndoshta i mungon dikush.

Shpesh bukuroshja me anë të ‘Ask-eve’ në Instagram iu përgjigjet pyetjeve të ndryshme, por ditën e djeshne ishte vetë Beni që pyeti ndjekësit e saj se çfarë i bën ata të lumtur. Një prej tyre u përgjigj duke thënë se ajo që e ka bërë të lumtur është ndarja e Trixa-s dhe Donaldit dhe reagimi i modeles na tregoi shumë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 42379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE