Avantazhi i një zënke me partnerin?! Seksi i paharrueshëm i pajtimit!

vovalbania August 25, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Avantazhi i një zënke me partnerin?! Seksi i paharrueshëm i pajtimit!

Sa herë keni parë në filma një çift të dashuruar pas një grindjeje që kalojnë në seks? Sa herë ju ka ndodhur kjo në jetën tuaj? Mungesa e prekjeve të partnerit nxit dëshirën, por edhe imagjinatën.

Partneri ynë gjatë një grindjeje nuk është më dikush që thjesht mund ta kemi, por fakti që ai është i paarritshëm në atë moment ndez imagjinatën dhe dëshirën tonë. Le të kujtojmë veten se çfarë ndodh me trupin tonë kur jemi të zemëruar. Niveli i kortizolit (hormoni i stresit) rritet, ritmi i zemrës përshpejtohet, rritet niveli i testosteronit, i cili është përgjegjës për dëshirën seksuale.

Në gjendje adrenaline rritet edhe temperatura e trupit, fillojmë të djersijmë. Pra, shenjat fizike janë pothuajse identike me ato kur bëjmë seks. Tashmë me siguri secili nga ne e ka dëgjuar sesa argëtues është seksi pas grindjes.

Ata të cilët fillojnë seksin pas grindjes thonë që është tepër i mirë, shpërthyes, eksitues. Megjithatë, nuk janë të paktë edhe ata të cilëve u duket jashtë logjikës dhe nuk mund as ta imagjinojnë që pas grindjes të puthen me pasion dhe të bëjnë seks me partnerin. Për ç’arsye ndodhin këto pikëpamje të ndryshme ndaj seksit pas grindjes?

Gjatë kohës së grindjes së vrullshme tek njeriu ngrihet niveli i testosteroneve. Është një ndër hormonet i cili ngre dëshirën seksuale dhe libidonë. Është krejtësisht normale në atë gjendje që partnerët edhe pse të nxehur ta dëshirojnë seksin dhe të çlirohen nga teprica e këtij hormoni. Mënyra më e mirë e çlirimit është seksi.

Kjo ngritje e nivelit të testosteronit mund të jetë përgjigje e pjesshme e pyetjes se përse ata meshkuj të cilët shpesh grinden me partneret e veta njëkohësisht edhe tradhtojnë më shpesh. Në rastet kur partnerët grinden shpesh, ndodhin tradhtitë. Tradhtitë e tilla nuk janë patjetër pasojë e vetë grindjes, por thjesht ngritja e vazhdueshme e nivelit të testosteroneve, nga të cilat nuk mund të çlirohet ndryshe.

Gjatë kohës së grindjes niveli i hormonit të testosteroneve në gjak ngrihet fuqishëm. Vlera e ngritur njëkohësisht do të thotë edhe libido më e lartë. Meshkujt të cilët grinden shumë sillen vërdallë si ‘bomba me sahat’ dhe kërkojnë të gjejnë rastin për të tradhtuar.

Por si të çlirohemi në mënyra të tjera nga testosteroni? Edhe pse nuk është e lehtë për ata të cilët kanë zbuluar botën e magjishme të seksit pas grindjes, akoma ka shumë të tillë që pas grindjes janë tepër të shqetësuar dhe të ofenduar dhe as që mund ta imagjinojnë seksin. Për ata të cilët grindja nuk i nxeh në atë mënyrë ekziston hera tjetër. Pas grindjes mund të pajtohen dhe të përkëdhelen. Butësia dhe përqafimi i sigurt do ta qetësojnë afshin e trazuar të testosteronit.

Sigurisht, mund të mos jetë për të gjithë, por disa çifte janë shumë të dhënë pas seksit të egër dhe dominues. Madje sipas një studimi të Universitetit të Teksasit të Veriut, 57 % e grave dhe vajzave seksualisht aktive janë të eksituara nga ideja e seksit ‘të dhunshëm’. Dhe kjo është krejtësisht e natyrshme për një jetë seksuale të shëndetshme dhe të kënaqshme.

Por se çfarë do të thotë për ju “seksi i egër” varet shumë nga niveli juaj i rehatisë. Për disa, mund të jenë shuplakat ose lidhja e duarve. Për të tjerët, mund të jetë aq minimale sa të provosh një pozicion të ri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 42379 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE