Diçka është bërë ‘sebep’ që Bella Hadid ka humbur disa oferta pune madje dhe disa miq të saj…

vovalbania August 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Diçka është bërë ‘sebep’ që Bella Hadid ka humbur disa oferta pune madje dhe disa miq të saj…

Jeta duket se nuk është gjithmonë fushë me lule edhe për njerëz të suksesshëm si Bella Hadid. Modelja ka rrëfyer së fundmi se ka humbur shumë oferta pune dhe është larguar nga miqtë për shkak të qëndrimit të saj anti-izraelit.
25-vjeçarja ka mbështetur hapur Palestinën ku ka lindur babai i saj. Nga ai moment, ajo tha se:

Shumë kompani ndaluan së punuari me mua. Kam miq që më kanë braktisur plotësisht.

Bella beson megjithatë se ka të gjithë përvojën dhe njohuritë personale që i nevojiten për të qëndruar pranë bindjeve të saj. Bukuroshja shprehet se:

Unë e njoh familjen time mjaftueshëm, e njoh mjaftueshëm historinë time de kjo duhet të jetë e mjaftueshme.

Pavarësisht problemeve që i ka sjellë qëndrimi i saj, modelja nuk ka hequr dorë prej tij. Në një postim në Instagram të qershorit, Hadid shkroi:

Çdo ditë dëshiroj të kthehem pas në kohë, kur isha fëmijë, në mënyrë që të filloja të luftoja më shpejt për Palestinën. Për familjen time, për pleqtë e mi, historinë tonë dhe për popullin e Palestinës që ende jeton, tani, përmes këtij pushtimi tradhtar, rraskapitës dhe të dhimbshëm.

Ndërkaq, rikujtojmë se problemet me alkoolin janë shumë të zakonta edhe mes njerëzve të famshëm dhe gjithnjë e më shumë prej tyre po flasin publikisht. E famshmja e fundit që ka folur për marrëdhënien e saj me alkoolin është supermodelja Bella. Në bisedën me ‘InStyle’ për kompaninë që ajo bashkëthemeloi, markën e pijeve joalkoolike ‘Kin Euphorics’, Hadid nuk u përmbajt kur iu desh të diskutonte qasjen ndaj alkoolit në ditët e sotme. Bella është mbështetur më parë tek alkooli për ta ndihmuar me ankthin, por në ditët e sotme po i jep përparësi mirëqenies së trurit të saj. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52598 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE