Edhe pse milioner ylli i “Stranger Things” nuk e ka problem të punojë si roje…

vovalbania August 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edhe pse milioner ylli i “Stranger Things” nuk e ka problem të punojë si roje…

Ai është 17 vjeç, por pjesëmarrja në serialin më të famshëm të momentit ‘Stranger Things’ e ka kthyer Noah Schnapp në milioner. Megjithatë aktori i ri duket se ka vendosur të mos heqë dorë aspak nga stili i jetës që ka patur para se të aktronte në serialin e famshëm. Njësoj si bashkëmoshatarët e tij, Noah punon gjatë verës dhe këtë sezon ai ka ushtruar profesionin e rojes së shpëtimit.

Ndonëse është e qartë që adoleshenti nuk e ka punën verore si burim të nevojshëm të ardhurash, ky është një mesazh shumë domethënës që Schnapp jep për bashkëmoshatarët e tij.

Unë jam rritur me një jetë normale, miq normalë dhe gjëra jashtë “Stranger Things,” kështu që kjo më ka mbajtur me këmbë në tokë.

Ndërkaq, rikujtojmë se pas një mbretërimi të gjatë si platforma më e përdorur për filma dhe seriale Netflix po përballet me një luftë të ashpër për të ruajtur pozicionin. Netflix humbi pothuajse 1 milion abonentë midis prillit dhe korrikut, pasi numri i njerëzve që largoheshin nga shërbimi u përshpejtua. Por kjo shifër nuk ishte aq sa kishte frikë gjiganti i transmetimit. I pyetur se çfarë mund të ketë ndaluar rënien e mëtejshme të abonimeve, shefi ekzekutiv i firmës, Reed Hastings, tha: “Nëse do të përmendja vetëm një gjë , do të ishte seriali “Stranger things”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45369 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE