Teksa të gjitha çmimet po rriten, iu erdhi radha edhe makinave/15 marka prestigjioze vjinë me ndryshime!

vovalbania August 25, 2022 117 nuk lexohet 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Teksa të gjitha çmimet po rriten, iu erdhi radha edhe makinave/15 marka prestigjioze vjinë me ndryshime!

Çmimet e 15 makinave të markave më të njohura elektrike në Gjermani, janë rritur me 14.5% gjatë këtij muaji, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar. Mesatarja e rritjes së çmimit të një makine elektrike është 5385 euro. Ky është rezultati i një studimi të tregut nga Qendra për Hulumtimin e Makinave (CAR) që e ka publikuar Handelsblatt. Tesla Model 3 është shtrenjtuar me 7.000 euro, përkatësisht versioni bazë tani kushton 49.900 euro. Në anën tjetër, Ford ka rritur çmimin e versionit bazë të Mustang Mach-E me 9.000 euro – duke shkuar kështu në 56.500 euro.

Audi dhe Porsche gjithashtu kanë ngritur çmimet. Ekspertet parashikojnë që çmimet e makinave elektrike do të vazhdojnë akoma të rriten, dhe kjo rritje po ndodh për shkak të shtrenjtimit të materialeve të nevojshme për prodhimin e baterive. Nga viti 2016 e deri më 2021, Gjermania ka shpenzuar 4.6 miliardë euro për promovimin e makinave elektrike.

Nga ana tjetër ia vlen të thksohet gjithashtu se Volkswagen do të ndalojë shitjen e modeleve me benzinë, naftë dhe atyre hibride nga 1 janari i vitit 2024. Kjo ndodhë dy vite të plota para planit drastik të Norvegjisë për të shitur vetëm makina elektrike nga fundi i vitit 2025. Kjo do të thotë se norvegjezët nuk do të mund të blejnë më modele të tjera të Volkswagen pos atyre nga familja e ID. Kjo lëvizje nuk është edhe aq kontroverse sa pritej të ishte, plani zyrtar për ndalimin e shitjeve të të gjitha makinve që bëjnë emetimin e gazrave duke filluar nga viti 2025 ka marrë mbështetje të madhe nga populli.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 19411 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE