“Çfarë vizatojnë kur u thonë të bëjnë një shtëpi?”/ Batuta e hidhur e blogeres shqiptare me fëmijët jetimë

vovalbania August 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Çfarë vizatojnë kur u thonë të bëjnë një shtëpi?”/ Batuta e hidhur e blogeres shqiptare me fëmijët jetimë

Një video e postuar nga blogerja Dea Mishel Hoxha në TikTok ka nxitur reagime të shumta së fundmi.

Në postimin e saj ajo ka bërë një batutë për fëmijët jetimë duke thënë: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”

Gjatë realizimit të videos, ajo e thotë edhe vetë që nuk duhet ta bëjë këtë shaka, madje e përsërit disa herë dhe normalisht prek një tematikë të ndjeshme, por nga ana tjetër, ka vendosur ta postojë videon.

Megjithatë më vonë e ka fshirë postimin për shkak të kritikave dhe qëndrimeve të ndjekësve që nuk kanë qenë aspak dakord me postimin e saj. Videoja është ruajtur dhe po shpërndahet në mediat sociale dhe njerëzit bien dakord se cilido i lejohet ta bëjë batuta dhe ‘humr të zi’ në rrjetet sociale, duke bërë edhe ndjekësit për të qeshur, por brenda një limiti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47708 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE