Bora Zemani ruan videon e Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt në TikTok, këngëtarja e ironizon: Unë këtë e bëra kastile

vovalbania August 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bora Zemani ruan videon e Donald Veshajt dhe Beatrix Ramosajt në TikTok, këngëtarja e ironizon: Unë këtë e bëra kastile

Trekëndëshi tejet i komentuar i dashurisë Bora Zemani-Donald Veshaj-Beatrix Ramosaj është rikthyer edhe një herë në qendër të vëmendjes. Kjo pasi moderatorja duket se ka ruajtur një video të Donaldit dhe Beatrix në TikTok. Për shkak të ndryshimeve të fundit të aplikacionit, personi që ka publikuar videon mund ta shohë se kush e ruan atë.

Faqja e fansave “Wickedgame” ka postuar një video të Donaldit dhe Beatrixës kur ata po shijonin lidhjen gjatë qëndrimit në Big Brother teksa shihen duke u përqafuar. Sipas postimit të po të njëjtës faqe, këtë video Bora e ka vendosur në “favorite”, nga profili i saj zyrtar.

Ende pa u konfirmuar lajmi, ka ardhur një reagim i menjëhershëm i Beatrix e cila ka bërë një postim në Tik-Tok-ut, që duket si një thumb për Borën. Këngëtarja ka realizuar një video teksa përdorë një frazë virale në këtë rrjete sociale teksa shkruan se edhe këtë ajo mund ta ruaj tek postimet e preferuara.

Unë këtë e bëra kastile, mund ta vendosësh edhe këtë te të preferuara zemër. I kam 99 probleme, por ti nuk je një prej tyre”, ka shkruar Beatrix në mbishkrimin e postimit./Panoramaplus

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45347 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE