Frymëzuar nga bregdetet më të njohura në botë, Folie Marine finalizon sezonin me festa spektakolare. Festivali Sundance në Jalë, në 3-4 shtator, eventi ku asnjë s’do të mungojë.
Festohet me spektakël në hapje por edhe në mbyllje të sezonit veror, tradita që vjen nga Mykonos, Ibiza dhe Saint Tropez ka frymëzuar edhe resortin më prestigjoz të jugut të Shqipërisë Folie Marine. Eventi “Sundance Grand Closing Jalë”, është festivali i konceptuar në formën e një feste multikulturale që ndërthur muzikën, performanca të DJ të mirënjohur, turizmin kulturor, artizanal dhe atë kulinar.
Mysafirët e Jalës dhe Folie Marine po shprehin interes dhe prenotimet kanë filluar për këtë festival që është një udhëtim dy ditor shpirtëror në magjinë e bregdetit të Jalës, ku pjesëmarrësit do të njihen me produkte, souvenire artistike dhe kulinare nga banorët vendas.
Kjo është ana tjetër e kësaj zone bregdetare dhe njerëzve që banojnë dhe jetojnë aty. Do të njohin mikpritjen, traditat, pikat më tërheqëse të zonës në disa mini shtëpiza që do të tregtojnë produktet gjatë gjithë kohës.
Në dy ditët e Sundance do të ketë edhe performancë piktorësh dhe instalacione me temë nga bregdeti duke i dhënë eventit atmosferën e rafinuar të artit.
Për njerëzit e festave Sundance ka kënaqësinë të tregojë se të gjithë DJ që shfaqen në listën e artistëve të pranishëm janë emra me shumë famë në biznesin muzikor.
Sundace vit pas viti po vulos një festival me standart që do të kthehet në një traditë që do ti japë Jalës shkëlqimin e merituar edhe pas mbylljes së sezonit veror.
Ashtu si festat ekskluzive të Grand Closing në plazhet më të famshëm të globit edhe Jala do të jetë këtë fillim shtatori plot me mysafirë shqiptarë dhe turistë nga e gjithë bota .
Emrat e artisteve DJ që do të performojnë në “Sundance Grand Closing 2022”