Vrasje në Shkodër!

vovalbania September 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasje në Shkodër!

Vrasje me armë zjarri në Shkodër. Në lagjen “Guerrile”, sot u ekzekutua Ismet Çekorja, shumë pak metra larg shtëpisë së tij. 57-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital me shenja jete, por fatkeqësisht nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të marra. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet, me pika kontrolli në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit apo autorëve.

Disa persona u shoqëruan nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje, ndërsa në vijim të hetimeve u sekuestruan edhe kamerat e sigurisë.
Katër ditë më parë, viktima foli për mediat duke kërkuar drejtësi për djalin e tij të shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i atentatit të muajit të kaluar.

Mbrëmjen e 25 gushtit, në lagjen “Rus” të Shkodrës, shtetasi Alban Bruçi, i cili po lëvizte me makinën e tij tip “Audi A3”, u qëllua disa herë me pistoletë, por ai i shpëtoi përpjekjes për ta ekzekutuar. Në kërkim u shpallën Bajram Çekorja, djali i viktimës së sotme, si dhe Tornato Fusha, djali i biznesmenit e ish-presidentit të Vllaznisë, Valter Fusha.

Në media u raportua se 20-vjeçari Fusha dhe Bruçi kanë patur një konflikt, dy vjet më parë. Pista kryesore e hetimeve për vrasjen e Ismet Çekorjas lidhet me atentatin e dy javëve më parë.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 58381 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE