Georgina Rodriguez emocionon me veprimin e fundit, një tatuazh në nder të engjëllit të saj!

vovalbania August 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Georgina Rodriguez emocionon me veprimin e fundit, një tatuazh në nder të engjëllit të saj!

Shumica prej nesh e njohin Georgina Rodriguez si partneren e një prej futbollistëve më të njohur në botë por pavarësisht kësaj ajo është një nga modelet dhe influencueset më të ndjekura. Së fundmi ajo ka postuar një foto në rrjetin e saj social Instagram ku ka treguar një tatuazh të ri të dy ëngjëjve, gjashtë muaj pas humbjes së një prej fëmijëve të saj binjakë.

Modelja Ajo një foto edhe në InstaStory ndërkohë që tatuazhisti nga Madridi, Berni, po i bënte tatuazhin në parakrahun e saj, ndërsa dizajni dukej më qartë në një iPad.

Vajza e çiftit të famshëm lindi më 18 prill të këtij viti. Fatkeqësisht, në atë periudhë, familjen e tyre e goditi një tragjedi. Gjatë lindjes vëllai binjak i Esmeralda-s nuk mundi të mbijetonte, teksa Georgina dhe Cristiano e quajtën si dhimbjen më të madhe që mund t’u ndodhë prindërve.

Çifti kanë së bashku pesë fëmijë, duke krijuar familjen e madhe që futbollisti gjithmonë ka treguar se e dëshironte, me shumë fëmijë. Kjo është edhe arsyeja pse ai ka nxjerrë në shitje avionin e tij privat, me të cilin mbërriti para disa ditësh në Palma de Mallorca për të kaluar pushimet familjare me partneren Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tij.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64407 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE