Pas fitores kundër kundërshtarit meksikan, Florian Marku vendos të bëjë një falenderim shumë të madh për…

vovalbania August 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas fitores kundër kundërshtarit meksikan, Florian Marku vendos të bëjë një falenderim shumë të madh për…

Florian Marku mposhti mbrëmjen e djeshme kundërshtarin e tij meksikan Miguel Parra Ramirez, në ndeshjen që u zhvillua në “Air Albania”. Kampioni shqiptar ia doli të mundë me pikë pas 10 raundesh boksierin meksikan Miguel Perra. Kampioni dhuroi emocione për qindra të pranishmit që e ndoqën në stadium dhe mijëra të tjera që e ndoqën nga ekrani. Në fund të raundit të dhjetë, Florian Marku grumbulloi 95 pikë, kundrejt 92 pikëve të Miguel Perras.

Në lidhje me fitoren e mbrëmjes së djeshme, vetë Marku ka postuar sot një video në rrjetin e tij social Instagram ku shprehet se:

Faleminderit Zotit për çdo gjë. Dje ishte një natë e paharrueshme për karrierën time, u riktheva në Shqipëri dhe përkrahja juaj kurrë nuk më ka munguar. Ju falenderoj nga zemra të gjithëve që ishit present në stadium ju jeni forca ime. Respekt për Mexikanin që erdhi mbrëmë për të fituar. Ishte një ndeshje e fortë, pas një përplasje me kokë në Raundin e 3 fillova të mos shikoja mirë me syrin e majtë dhe ajo ma prishi lojën komplet. Megjthatë nuk jam i kënaqur me performancën time e bëra këtë ndeshje më të vështirë se sa duhej por rëndësi ka fitorja. Tani disa ditë pushim me familien dhe vazhdojmë përsëri për ndeshjet e rradhës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE