Dhe pak orë na ndajnë nga “Tirana Sunny Hill Festival”, ja se çfarë duhet të dini!

vovalbania August 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhe pak orë na ndajnë nga “Tirana Sunny Hill Festival”, ja se çfarë duhet të dini!

Ditën e sotme fillon eventi i shumëpritur “Tirana Sunny Hill Festival”. Emra të mëdhenj do të ngjiten në skenën e festivalit përballë një panorame të mrekullueshme te Liqeni Artificial i Tiranës, ku skena dhe çdo detaj tjetër tashmë është gati të mirëpresë edicionin e parë të këtij eventi muzikor në Shqipëri.

Po cilët janë artistët dhe kur do të ngjiten ata në festivalin e Dua Lipa-s, i cili do të zgjasë 3 mbrëmje radhazi? Ekipi i “Tirana Sunny Hill Festival” ka publikuar programin ditor të festivalit që do të shtrihet përgjatë fundjavës, duke nisur nga e premtja, e shtuna dhe për t’u përmbyllur të dielën.

Action Bronson, reperi i famshëm italin Fedez, Tananai por dhe artistë shqiptarë si Dren Abazi e Dafina Zeqiri do të jenë të parët që do të startojnë festivalin. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga nisja e Sunny Hill Festival Tirana 2022, gjithçka është pothuajse gati.

Teksa shitja e biletave po vijon me shpejtësi për shkak të kërkesave të shumta dhe nga jashtë vendit, organizatorët kanë publikuar disa nga rregullat që duhet të ndjekin të gjithë pjesëmarrësit në këtë festival. Të gjithë ata që tashmë kanë siguruar një biletë, duhet të marrin me vete kartën ID dhe biletën, ndërsa nuk duhet të marrin me vete mjete të ndaluara.

Gjërat që duhet të dini:

  • Mosha minimale për të ndjekur festivalin vetëm është 16-vjeç. Të rinjtë nën moshën 16-vjeçare duhet të jenë të shoqëruar nga të rriturit.
  • Ju mund ta rimbushni byzylykun tuaj direkt në vendin ku zhvillohet eventi, por ne ju rekomandojmë ta bëni pagesën nëpërmjet aplikacionit të Sunny Hill Festival për të shmangur radhët e gjata.
  • Për t’u futur, mos harroni: Kartën ID/Pasaportën, Biletën (digjitale ose të printuar).
  • Në hyrje do të kaloni përmes kontrollit të sigurisë.
  • Sende të ndaluara:

    • Mjete të mprehta.
    • Ushqim dhe pije.
    • Produkte aerosoli (spraj).
    • Parfume.
    • Narkotikë ose substanca të ndaluara.
    • Çakmakë.
    Biletë:

    vovalbania

    Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

    Total 51250 ka shpërndarë postimin.
    MEDIAT SOCIALE