Postoi 100 video në TikTok për 1 ditë, ndjekësit të shqetësuar për shëndetin mendor të blogeres!

vovalbania August 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Postoi 100 video në TikTok për 1 ditë, ndjekësit të shqetësuar për shëndetin mendor të blogeres!

Ndjekësit në rrjetet sociale të blogeres së njohur Gabbie Hanna ishin të shqetësuar për shëndetin e saj mendor pasi në një ditë të vetme ajo kishte postuar 100 video në llogarinë e saj në TikTok. Influencuesja me më shumë se 7.5 milionë ndjekës ka qenë super aktive në platformën e saj kësaj jave me dhjetëra video mbi universin, besimin fetar, vdekjen, teoritë e konspiracionit apo sëmundjet mendore.

Megjithëse Hanna insiston vazhdimisht në videot e saj se është mirë, shumë nga sekuencat janë mjaft të ngarkuara emocionalisht dhe në disa raste bëhen dramatike kur protagonistja thërret para pasqyrës:

Më ndihmoni! Zgjohuni ju marrtë dreqi!

Në një video Hanna pretendon se është engjëlli Gabriel ndërsa në një tjetër ajo nis të kërcejë në mënyrë të çuditshme duke njoftuar se “ka vdekur dhe ka shkuar në parajsë”. Pas aktivitetit të shumëfishuar në llogarinë e saj, 31-vjeçarja thotë se është vizituar në shtëpi nga policia për të kryer kontrollin e mirëqenies, pas mesazheve të shqetësuara nga ndjekësit. Më herët blogerja ka treguar se ka një çrregullim bipolarieti, në përgjigje të një ndjekësi që i sugjeronte “të bënte kontroll të shëndetit”.

Ata më lanë një kartë me të dhëna. Nuk i përmbushja kriteret për të më marrë. Do të kontaktoj së shpejti.

Në një prej videove të saj të fundit më 24 gusht, ajo u kërkonte ndjekësve të luteshin për të pasi “dikush i kishte hyrë në shtëpi”. Gabbie tregonte se një i huaj i quajtur Nicolas i hyri në shtëpi dhe i kërkoi të përdorte tualetin.

Por më pas çuditërisht ai qëndroi dhe regjistroi disa video ‘live’ me Hanna. Duke parë ngjarjen online, fansat kontaktuan me policinë e Los Angeles të cilët shkuan në adresën e saj, por gjithçka ishte në rregull dhe i ftuari kishte ikur.

Përveç rrjeteve sociale, Hanna ka publikuar dhe një libër me poezi të titulluar “Adultoleshenca” në vitin 2017 dhe një libër të dytë me titull “Dandelion”, në vitin 2020. Të dy hynë në listën e librave më të shitur të New York Times. Në 2017 Gabbie ka publikuar dhe një këngë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 52606 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE