Zbuloni kuptimin që kanë simbolet e NASA-s!
Në këto ditë mund t’ju ketë ndodhur të ndaloni dhe të admironi raketën e NASA SLS Space Launch System, gati në platformën e lëshimit, e cila sipas programit duhet të sjellë një kapsulë pa pilot në orbitën e Hënës në misionin Artemis I. Ndoshta syri ju ka kapur logot e NASA-s të vendosura në vetë raketën dhe keni pyetur veten se çfarë kuptimi kanë. Ne ju njohim me kuptimin e tyre:
Qofte.
Logoja më e famshme, ajo e rrumbullakët në të kuqe, të bardhë dhe blu (me nofkën meatball), ose shqip qofte, është projektuar nga një punonjës i NASA-s, James Modarelli, në vitin 1959, në vitin e dytë të jetës së agjencisë amerikane të hapësirës. Vizatimi përmban referenca për aspekte të ndryshme të “misionit” të NASA-s, forma e rrumbullakët, para së gjithash, të kujton formën e një planeti, ndërsa yjet përfaqësojnë hapësirën. Krahu i kuq në formë V përfaqëson aeronautikën, shpirtin origjinal të agjencisë, përpara se të zgjeronte horizontet e saj në eksplorimin e hapësirës. Ky i fundit në fund përfaqësohet nga objekti që bën një orbitë rrethore rreth emrit të agjencisë.
Krimbi
Nëse qofte është simboli më i famshëm i NASA-s, më moderni është “krimbi”. I prezantuar në vitin 1975 pikërisht për nevojën për të pasur një simbol më minimalist dhe në hap me kohën, krimbi nuk ishte asgjë më shumë se fjala “NASA” e kompozuar me një stil tipografik unik, që të kujtonte sinuozitetin e një krimbi. Ajo u konceptua nga Richard Danne dhe Bruce Blackburn. Në vitin 1992, NASA vendosi t’i rikthehej dashurisë së parë, qofteve, dhe krimbi u la përkohësisht në harresë. Në vitin 2020 u ripërshtat dhe që atëherë simbolet zyrtare të NASA-s janë dy.
Vula
Sigurisht, NASA ka edhe një simbol tjetër zyrtar, “vulën”, e cila përdoret në raste formale, si për shembull disa ceremoni zyrtare, çmime etj. Vula, ashtu si qoftet, përfshin elementë ikonë të veprimtarisë së Agjencisë Amerikane të Hapësirës, si planetë, yje, orbita dhe elemente vektoriale.