Bebe Rexha një nga prezantueset e MTV Video Music Awards 2022!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bebe Rexha një nga prezantueset e MTV Video Music Awards 2022!

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, do të jetë këtë vit pjesë e evenimentit të madh të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2022. Ajo do të ngjitet në skenën e ceremonisë madhështore që këtë herë mbahet në “Prudential Center” në New Yersey, për të prezantuar një artist ose për të ndarë një nga çmimet e mbrëmjes.

Lajmin e ka bërë të ditur vet artistja e hitit “I’m a mess” përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku jepte lajmin se do të jetë një nga prezantueset e këtij viti në ngjarjen e madhe. Bebe Rexha ka qenë gjithashtu një fitueset e ndarjes së çmimeve në MTV Video Music Awards në vitin 2019. Në atë kohë ajo fitoi çmimin në kategorinë “Best Dance (Kënga më e mirë ritmike)”, për këngën e saj “Call You Mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Rikujtojmë, se Bebe Rexha këtë vit ka qenë shumë pak aktive në muzikë, por që gjithsesi i ka njoftuar fansat se shumë shpejt pritet të rikthehet me diçka të re. Artistja e njohur numëron një sërë hitesh dhe duket se tre prej tyre kanë tejkaluar pritshmëritë duke marrë mbi 1 miliard klikime. Bëhet fjalë pët këngët “In the Name of Love”, “Me, Myself&I” dhe “Meant to Be”.

Bebe Rexha dhe David Guetta kanë publikuar ditën e djeshme projektin kaq të shumëpritur, “Blue”, që është ripërpunim i këngës së Eiffel 65. “I’m Good (Blue)” nga dyshja e famshme ishte bërë virale që me publikimin e demos në TikTok duke bërë që artistët të punojnë në finalizimin e saj të plotë. Për të njoftuar publikimin e duetit, Bebe postoi një video në llogarinë e saj në Instagram teksa shihet duke vallëzuar në ambientet e shtëpisë teksa në pas saj shihet edhe partneri i saj, Keyan Safyari.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45290 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE