Donald Veshaj shumë shpejt me një baladë dashurie!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Donald Veshaj shumë shpejt me një baladë dashurie!

Donald Veshaj prej muajsh tanimë është një nga emrat më të përfolur në media dhe portale që pas përfundimit të ‘BBV’. Shumë është spekuluar mbi jetën e tij private pasi me veprimet dhe historitë e tij ka ngjallur kuriozitetin e publikut. Së fundmi, aktori ka nisur dhe emisionin e tij më të ri në Top Channel, ‘Më lër të flas’ së bashku me vëllain e tij Romeon. Dhe në muzikë gjithashtu, Donaldi ka qenë shumë aktiv me prodhime të reja muzikore.

Donaldi para disa kohësh ka treguar se shumë shpejt do të publikojë një projekt të ri muzikor. E këtë e ka lajmëruar  duke postuar në Instagram disa foto nga klipi i këngës së re, ku dukej në një varkë në mes të detit, duke pirë cigare duke na lënë përshtypjen se do të jetë një këngë dashurie. Epo duket se pritjes i erdhi fundi, pasi vetëm pak më parë me anë të një tjetër fotoje nga klipi i këngës i zhytyr në brend në det, Donaldi ka treguar se ka gati këngën e re dhe do të publikohet në 1 shtator. Në foto ai shkruan “Hesht!”, e cila mendohet se mund të jetë edhe titulli i këngës.

Pas gjendjes së rëndë që ndodhi ditën e djeshme në plazhin e Potamit në Himarë, ku një fëmijë 7 vjeç humbi jetën pasi u përplas nga një skaf, reagimet kanë qenë të shumta. Ndër shumë personazheve të njohur, ka reaguar edhe Donaldi me anë të një video të postuar në Instagram, ku i është drejtuar policisë detare, ministrisë dhe personave përgjegjës për këto tragjedi të vazhdueshme dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij familjes të së ndjekës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 55048 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE