Dojna Mema poston video e ëmbël të vogëlushit të saj!
Dojna Mema është padyshim një nga moderatoret më të pëlqyera në vendin tonë dhe së fundmi bukuroshja ka qenë shumë e përfolur për shkak të shtatzënisë së saj. Përgjatë muajve, Dojna na ka mbajtur të përditësuar me zhvillimet që kanë ndodhur.
Tanimë ajo është bërë nënë e një vogëlushi për herë të parë dhe këtë lajm e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, teksa ka postuar një moment pas lindjes me djalin e saj të porsalindur në krahë. Dojna ka zbuluar emrin e vogëlushit, Nolan Sata që erdhi në jetë në datë 20 gusht të këtij muaji.
Vetëm pak më parë Dojna postoi në Instagram videon e parë të djalit të saj, i cili duket shtrirë në krevatin e tij dhe mund të themi se na i bëri ‘sytë zemra’. Deri më tani Dojna nuk e ka zbuluar portretin e plotë të vogëlushit të saj, të cili mezi e presim ta shohim dhe të zbulojmë se kujt i ka ngjarë më shumë Nolan.
E pak ditë pas lindjes, kur prezantuesja ndodhej ende në spital ka pritur një vizitor shumë special dhe bëhet fjalë për gjyshin e saj. Me anë të një postimi që me të vërtetë na ka ëmbëlsuar ditën ku shfaqet ky i fundit duke i puthur dorën ndërkohë që Dojna është shtrirë në krevatin e spitalit, bukuroshja i ka dedikuar atij fjalët më të bukura teksa shpreh dhe dëshirën që Nolan t’i ngjajë.