“Kam tentuar të vras veten”, Efi tregon historinë rrëqethëse në ‘Kepi i Tundimeve’!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Kam tentuar të vras veten”, Efi tregon historinë rrëqethëse në ‘Kepi i Tundimeve’!

Kohëve të fundit autorja Olsa Muhameti na kishte treguar se së shpejti duhet të presim prej saj një program bombë, i cili do të titullohej “Kepi i Tundimeve” dhe do të  fillonte këtë muaj, ku do të përmbante vetëm 10 episode, por ndryshe nga programet e tjera që jemi mësuar të shikojmë, ky program nuk do të ketë prezantues.

Programi filloi dhe episodet e para u transmetuan, duke i lënë të gjithë gojëhapur nga ky format. ‘Kepi i Tundimeve’ është programi më i ri që ka nisur në Top Channel dhe transmetohet çdo të premte në orën 21:00. 10 konkurrentë, të rinj, seksi, aventurierë, do t’ju duhet të bashkëjetojnë në një vilë ku nuk do të mungojnë sfidat, lojërat dhe tundimet padyshim. Mirëpo, mes tyre nuk duhet të marrëdhënie intime apo puthje pasi buxheti i tyre do të ulet.

Por, përpos aventurave dhe argëtimit, konkurrentët e programit na kanë falur dhe momente plot emocion, nisur që nga episodi i dytë ku disa prej tyre, më së shumti Anxhela na rrëfeu për paragjykimet që i janë drejtuar dhe nuk mundi të mbante lotët. Ka qenë gjithashtu Ornela e Erjola që na kanë përlotur me historitë e tyre, por mbrëmjen e djeshme në episodin e gjashtë të gjithë vëmendjen e mori rrëfimi i Efit e cila tregoi për një lidhje katër vjeçare në të shkuarën që duket se ka qenë shumë e vështirë për të për t’u kaluar dhe madje se ka tentuar vetvrasjen.

Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajtur goxha kohë. Ka qenë një njeri që ma ka bërë mos ta doja veten. Më thonte ti nuk vlen, nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar. Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë. E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri. Nuk e kuptoja që ai njeri po më dëmtonte dhe fatkeqësisht zgjati shumë kohë. Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45404 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE