“Nuk do sulmoj kurrë një vajzë“, Einxhel Shkira reagon pas video-s virale të Dea Mishel!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk do sulmoj kurrë një vajzë“, Einxhel Shkira reagon pas video-s virale të Dea Mishel!

Dea Mishel Hoxha u njoh fillimisht nga “Hostel by Anabel” dhe më pas si blogere në rrjete sociale. Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një video e saj, që u shpërnda gjerësisht nga publiku dhe ku mori kritika të shumta.

Më saktësisht, për ata që mund ta kenë humbur, Dea nëpërmjet një videoje në TikTok bën një ‘batutë’ mbi fëmijët jetimë. Blogerja dëgjohet të thotë:

Unë nuk duhet ta them këtë… Por jam shumë kurioze… Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion?

Menjëherë pas kësaj Dea Mishel mori një lumë të madh kritikash dhe u ‘kryqëzua’ në rrjet. Ndjekësit e kanë konsideruar si një cënim ndaj fëmijëve jetimë të cilët nuk e kanë një strehë familjare por detyrohen të qëndrojnë në institucione.

Teksa lidhur me këtë temë kanë reaguar edhe shumë personazhe të njohur, më e fundit ka qenë Einxhel Shkira e cila është shprehur kështu në një postim në Twitter.

Nuk do sulmoj kurrë një vajzë, sidomos në momente të dobta…S’është ky një qëllim as zgjidhja e asgjëje me vlerë sepse s’ka asnjë benefit për mua!!Ju tashmë jeni të rritur e të vaksinuar dhe e keni marrë edukatën tuaj, por di të them që gjithsesi duhet të zgjedhim me mençuri shembujt që ndjekim dhe të kemi të qartë çfarë pëlqejmë, presim apo marrim prej tyre, që të mos shpërthejmë kur s’marrim pas çka shpresonim! Ndonjëherë tregohemi paragjykues dhe krijojmë pritshmëri të gabuara, prandaj na ndodh të zhgënjehemi për keq, por me raste dhe për mirë. Ndoshta duhet të na bëhet mësim që mos gjykojmë më askënd nga pamja por nga kontenti, nga çfarë nxjerim nga goja, nga çfarë ëndrrash dhe qëllimesh kemi…dhe të mos presim gjëra të mëdha nga ata që s’na kanë bërë premtime të mëdhaja, apo të grushtojmë çdo ditë ata që na qajnë hallet po s’na pëlqen si na i qajnë dhe për ta s’tolerojmë kurrë asnjë presje! Të na bëhet mësim të vlerësojmë më shumë dikë që përpiqet dhe të mos jemi të vrazhdë me ta, të na bëhet mësim mos presim të sjellin paqe në botë ata që ndoshta thjeshtë janë vet shumë paqësor…Megjithatë jam e qetë në fund të ditës, s’i kërkoj llogari askujt për ato çka s’pëlqej sepse ose i kam zgjedhur vet ose s’kam patur kurrë asnjë pritshmëri të tepruar prej tyre! Pastaj mos harrojmë si thuhet dhe nga populli ‘Çdo mbjellësh, do korrësh!’ Nëse s’ju pëlqen ç’ka po hani, mos harroni e keni mbjellur vet ju…

Së fundmi Dea ka reaguar nëpërmjet disa postimeve në InstaStory-n e saj.Blogerja sqaron më shumë situatën duke kërkuar dhe ndjesë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48566 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE