Ermal Fejzullahu do të këndoj në dasmën e Yll Limanit?
Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Jo vetëm me videoklipe, por Yll Limani është mjaft aktiv dhe me koncerte të shumta në shumë vende si brenda dhe jashtë vendit. Dhe sigurisht që kuptohet se dhe pjesëmarrja dhe mbështetja e fansave është mjaft e madhe. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku, çfarëdo moshe që ata të kenë.
Mbrëmjen e sotme ylli së bashku me këngëtarin e njohur Ermal Fejzullahu dhe bashkëshorten e tij Ariana kanë qenë të ftuar në një dasmë, ku Ylli na ka treguar pak orë më parë ‘look-un’ e tij, ku si rradhëherë është i veshur me kostum serioz, ku duket si një zotëri i vërtetë. E gjatë festës Ermali ka kënduar këngët e tij aq shumë të pëlqyera nga të gjithë, teksa Ylli e ka postuar në Instastory, ku shkruan se Ermali do të jetë këngëtari në dasmën e tij, ku nuk mund të mungonin dhe batutat e tij.
Ermali do të këndoj edhe në dasmën time. Pa lekë kuptohet se më do shumë
Para pak ditësh, Ylli është shprehur shumë i hidhëruar, por edhe i revoltuar me disa reagime në Instastory. Artisti ka humbur maçokun e tij shumë të dashur. Ylli shprehet se për këtë është i revoltuar dhe fajëson vetëm bashkinë e Prishtinës që nuk ofron siguri në rrugë. Gjithashtu këngëtari ka treguar se ka bërë një tatuazh në krahun e tij dedikuar maçokut.