Qytetet me pronat më të shtrenjta në Evropë!

vovalbania August 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qytetet me pronat më të shtrenjta në Evropë!

Parisi dhe Mynihu janë qytetet me pasuritë e patundshme më të shtrenjtë këtë vit në Evropë, sipas grupit ‘Deloitte’. Blerësit e një banese të re në Mynih është dashur të paguajnë një mesatare prej 10.500 eurosh për metër katrorë. Vetëm Parisi ka qenë më i shtrenjtë me 13.462 euro për metër katrorë. Londra, Osloja dhe Frankfurti kanë qenë më të lira me rreth 8.400 euro në muaj. Në anën tjetër, qytetet bullgare Varna dhe Burgas në Detin e Zi, kanë pasur banesa të reja me një mesatare prej rreth 900 eurove për metër katrorë.

Ekspertët e Deloitte-s kanë analizuar 68 qytete të mëdha në 23 shtete. Eksperti për patundshmëri, Michael Müller, ka thënë se çmimet e ndërtimit janë rritur në Evropë. Problemet në zinxhirin e furnizimit dhe mungesa e materialeve ndërtuese, kanë rritur rreziqet në planifikim dhe ekzekutim të projekteve ndërtuese. Mungesa e stafit dhe inflacioni janë duke rritur çmimet edhe më shumë, ka thënë Muller. Megjithatë, rritja e normave të interesit mund të ulë kërkesën dhe rritjen e mëtutjeshme të çmimeve.

Në shumë qytete evropiane, strehimi i refugjatëve nga Ukraina ka prekur tregun e pronave sidomos në Poloni, Sllovaki dhe Hungari meqë ka pasur ulje të ofertave për qiradhënie në tremujorin e dytë të vitit 2022. Rikujtojmë, se raporti vjetor i Indeksit Global të Jetueshmërisë publikohet çdo vit nga “The Economist Intelligence Unit” dhe bën një klasifikim të vendeve më të mira për të jetuar në botë. 173 qytete që analizohen në pesë kategori sipas stabilitetit, kujdesit mjekësor, kulturës dhe mjedisit, arsimit dhe infrastrukturës.

Indeksi Global i Jetueshmërisë përcakton sfidat me të cilat përballet një individ në 173 qytete. Në vitin 2022, kufizimet e lehtësuara të COVID-19 në disa pjesë të botës çuan në ndryshime të mëdha, por një qytet historik përsëri zuri vendin e parë. Dhjetë vendet e para dominohen nga Evropa Perëndimore dhe Kanadaja. Por si janë të renditur ato?! Zbulojini.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48358 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE