Shifra e “çmendur”, gazetarja zbulon për herë të parë pasurinë e Ervis Martinajt

vovalbania August 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shifra e “çmendur”, gazetarja zbulon për herë të parë pasurinë e Ervis Martinajt

Pasuria e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj llogaritet në 600 milion euro.

Lajmin e bën të ditur gazetarja e njohur Anila Hoxha, sipas të cilës Martinaj vendosi nga bota e errët një pasuri prej 600 milion eurosh.

“Ervis Martinaj llogaritet se nga bota e errët vendosi një pasuri gati 600 milionë euro”, shkruan gazetarja.

Shifra është e “çmendur”, por jo për ata që e njohin botën e errët të basteve dhe faktin se 40-vjeçari dominonte tregun në Tiranë dhe rrethe.

Ervis Martinaj, është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin.

Ervis Martinaj është përmendur edhe në gjyqin ndaj Emiliano Shullazit.

Martinaj ka qenë pronar i disa pikave të basteve dhe kazinove dhe është përmendur në 2016 për ngjarje të rënda kriminale. Po ashtu Martinaj ishte i përfshirë në masakrën e ndodhur në Bllok në 4 tetor 2018, ndërsa pas kësaj ngjarje ai u arrestua por më pas u la i lirë pasi pagoi një shumë të madhe parash.

Emri i Ervis Martinajt, doli në skenë edhe pas dëshmisë së vrasësit me pagesë Nuredin Dumani.

Ai rrëfeu se Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro, për eliminim e Endrit Dokles, numrit 2 të bandës së Durrësit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65489 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE