Si parashikohet moti për ditë e sotme në vendin tonë?

vovalbania August 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si parashikohet moti për ditë e sotme në vendin tonë?

Këtë të diel Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë dominante, përjashtuar zonat malore ku vranësirat dhe shirat do të mbeten prezente, herë pas here në formë shtërngatash.

Kjo situatë meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të mbrëmjes, kur pritet përmirësim i dukshëm i kushteve amtosferike duke rikthyer sërish motin e kthjellët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes por rritje në mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.

Shkodër 20/35°C
Kukës 17/32°C
Lezhë 21/33°C
Dibër 15/32°C
Durrës 20/32°C
Tiranë 21/34°C
Elbasan 21/34°C
Berat 18/34°C
Vlorë 22/32°C
Korçë 15/28°C
Gjirokastër 17/34°C
Sarandë 18/33°C

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE