Shitet për çmimin marramendës makina e Princeshë Dianës!
Makina “Ford Escort” në ngjyrë të zezë e Princeshës Diana shitet në ankand për shifrën e 853,000 eurove. Arwel Richards, një specialist i makinave klasike në Silverstone Auctions, i cili organizoi ankandin më 27 gusht tha për Daily Mail se:
Ne nuk do të habiteshim nëse do të shkonte mbi 100,000 dollarë.
“Ford Escort RS” erdhi me më pak se 25,000 milje në të, një gjurmues, një çelës rezervë, memorandume të brendshme të Fordit dhe dokumentet e regjistrimit të makinës. Princesha e kishte makinën e vogël familjare për tre vjet, nga 1985 deri në 1988 kur Princi William dhe Harry ishin të rinj, derisa shërbimi i mbrojtjes mbretërore e bëri atë të kalonte në një model më të nivelit të lartë që ofronte më shumë privatësi dhe mbrojtje.
Personi që bëri ofertën me të madhe, nga Cheshire në Mbretërinë e Bashkuar, pagoi 765,700 euro gjithashtu edhe tarifën e blerësit për ta siguruar makinën unike. Siç u raportua nga Drive, ofertat në ankandin Silverstone Auctions filluan prej 117,900 euro dhe u rrit gradualisht. Beteja për çmimin e madh ishte mes ofertuesit lokal në Cheshire dhe një ofertuesi me telefon nga Dubai.
Drive raporton se specialisti i makinave klasike në ankandin Silverstone Auction, Arwel Richards, vë në pah se shtëpia e ankandeve u befasua nga çmimi final, por ishte rrallësia e makinës dhe “lidhja emocionale” e publikut me atë, gjë e cila e bënë makinën më speciale.