Skiatorja shqiptare 15-vjeçare triumfoi në Kupën e Amerikës Latine në Kili!

vovalbania August 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Skiatorja shqiptare 15-vjeçare triumfoi në Kupën e Amerikës Latine në Kili!

Lara Colturi është një skiatore italiane por me nënshtetësi shqiptare. Është vetëm 15 vjeç dhe vetëm tani së fundmi ka mundur të marrë pasaportën shqiptare që do të thotë se do të garojë me ngjyrat e flamurit kuqezi në evenimentet ndërkombëtare në sportin e skive.

Në këtë moment Lara Colturi ndodhet në Kili ku po merr pjesë në në Kupën e Amerikës Latine të organizuar nga Federata ndërkombëtare e Skive, një kompeticion që ka nisur që në fund të korrikut. 15-vjecarja pasi fitoi garën e parë në këtë kompeticion, triumfoi edhe në atë që u zhvillua në 27 gusht me një kohë të përgjithshme të të sy mansheve 1 minutë 47 sekonda e 12 të qintat duke lënë pas argjentinasen Barruzi Farriol dhe meksikanen Schleper.

Lara Colturi në këtë mënyrë bëhet një tjetër element me vlera për skitë shqiptare të cilën shpresojmë ta shohim edhe në kompeticione të rëndësishme si Kupa e Botës apo dhe në lojërat Dimërore të 2026.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë lajmin në rrjetet sociale, duke thënë se ka ardhur koha që tashmë edhe në vendin tonë të ndërtohet infrastuktura e nevojshme për sportin e skive.

KA DHE KËSHTU😍🇦🇱Lara është një supertalent i pistës së skive, vajza e një skiatoreje kampione të Italisë, me të dy…

Posted by Edi Rama on Sunday, August 28, 2022

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65562 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE