Anxhela Baxhija

vovalbania August 29, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Anxhela Baxhija

Anxhela Baxhija është lindur në Tiranë, më 04.05.1998. Ka studiuar Financë në Universitetin e Tiranës. Pasionet e saj më të mëdha janë televizioni e kënga. Anxhela ka nisur të këndojë që në moshën 3-vjeçare, e ka qenë pjesëmarrëse në shumë kompeticione të ndryshme, po ashtu ka kënduar live në disa bare të vendit.

Lidhja e saj me televizionin nisi në 2019 si moderatore në “Pop Culture 3” së bashku me Dojna Mema e më pas në moderimin e disa mini rubrikave në Top Channel. Gjithashtu ka qenë pjesë e shumë nga reklamave si zë kryesor i tyre. Dashuria për radion ka nisur që e vogël, e tanimë ëndrra për të vazhdon, pasi mund ta dëgjoni çdo të martë në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapin e Adi Pojana, ku Anxhela bën telefonatat kurth e siç edhe vetë e quan veten është “kurthuesja” apo “nepërka” e radios.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45303 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE